KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”

Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.

Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Tubimi nis në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.