KRU “Drini i Bardhë” ka rritur sipërfaqet e tokave bujqësore të ujitura gjatë viteve të fundit, me rezultatet më të larta të raportuara në vitin 2026.
Sipas të dhënave të kompanisë, në vitin 2024 ishin planifikuar për ujitje 490 hektarë, ndërsa janë realizuar 215.90 hektarë, apo 44 për qind e planit.
Në vitin 2025, sipërfaqja e ujitur është rritur në 517.38 hektarë, duke tejkaluar planin e paraparë dhe duke arritur në 103.48 për qind të realizimit.
Ndërkaq, gjatë vitit 2026 janë ujitur 674.66 hektarë, përballë planit prej 620 hektarësh. Kjo paraqet realizim prej 108.81 për qind të planit.
Për vitin 2027, KRU “Drini i Bardhë” ka planifikuar ujitjen e 715 hektarëve, me synim zgjerimin e mëtejshëm të sipërfaqeve të ujitura dhe mbështetjen e fermerëve.
Sipas kompanisë, rritja e këtyre rezultateve lidhet me angazhimin e saj në sigurimin e ujit për tokat bujqësore dhe mbështetjen e fermerëve.
KRU “Drini i Bardhë” ka theksuar gjithashtu se rezultatet e arritura nga viti 2024 e tutje vijnë pas fillimit të punës së menaxhmentit të ri në qershor të vitit 2024, të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Izet Çelaj. /Telegrafi/