KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtatë ditë protesta në Prishtinë, Haziri: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Shtatë ditë protesta në Prishtinë, Haziri: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Organizatori i protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se sonte shënohet java e parë e protestave të mbajtura në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se protestat janë mbajtur për shtatë ditë radhazi, duke theksuar se kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë.

“7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: DREJTËSI!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se pjesëmarrja në protestë është rritur nga nata e parë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu”, në orën 21:00.

“Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në”, ka shkruar ai.

Haziri ka falënderuar pjesëmarrësit për, siç ka thënë, “qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe solidaritetin”, ndërsa ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të organizatorëve.

“Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.