Lionel Messi do të luajë ndeshjen e tij të 208-të dhe të fundit për Argjentinën të mërkurën, më 30 shtator 2026, kur ata përballen me Bolivinë në një ndeshje miqësore.
Legjenda argjentinase sapo ka konfirmuar disponueshmërinë e tij për ndeshjen ndaj Bolivisë, ndërsa ndau një foto të fanellës që do të veshë për këtë takim.
Messi e bëri njoftimin në një mënyrë ikonike. Në videon që ndau, Leo u afrua, hoqi fanellën aktuale dhe vari atë që do të përdorë.
“Një ndeshje e fundit… Një fanellë për gjithë jetën”, ka shkruar Messi në mbishkrimin e videos.
Messi do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, duke tejkaluar Diego Maradonën, si në gola, asistime dhe trofe të fituar.
39 vjeçari, luajti 207 ndeshje për Argjentinën, duke shënuar 125 gola dhe duke kontribuar me 68 asistime.
Sulmuesi legjendar do të tërhiqet nga Argjentina pasi fitoi tre trofe të mëdhenj, përfshirë Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës. /Telegrafi/