Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, ka tërhequr interesimin e katër klubeve pas një fillimi të vështirë të sezonit 2026/27.
Sipas Caught Offside, Juventusi, Milani, Al Ahli dhe Al Ittihad po e monitorojnë situatën e sulmuesit suedez, ndërsa përfaqësuesit e tij raportohet se kanë zhvilluar bisedimet e para me këto klube.
Gyokeres ka humbur pozitat në hierarkinë e Mikel Artetës, duke mbetur pas Kai Havertzit në zgjedhjet e trajnerit.
28-vjeçari nuk ka arritur të shënojë në pesë paraqitjet e tij këtë sezon dhe ka startuar vetëm në dy prej tyre.
Megjithatë, Arsenali aktualisht nuk është duke kërkuar në mënyrë aktive shitjen e sulmuesit, i cili ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2030.
Gyokeres pati një sezon të suksesshëm në edicionin e kaluar, duke shënuar 21 gola në të gjitha garat, derisa Arsenali fitoi titullin e Ligës Premier dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht fillimit të vështirë të këtij sezoni dhe interesimit nga Juventusi, Milani, Al Ahli dhe Al Ittihad, e ardhmja e suedezit mbetet në duart e Arsenalit, i cili nuk e ka nxjerrë aktualisht në shitje./Telegrafi/