Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17 deri në 20°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/