KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pesë modele fustanesh që pritet të dominojnë sezonin vjeshtë-dimër

Pesë modele fustanesh që pritet të dominojnë sezonin vjeshtë-dimër

Nga rikthimet elegante te ngjyrat dhe motivet që bien menjëherë në sy, këtë sezon disa modele po veçohen dukshëm nga të tjerat

Fustani është një nga pjesët themelore të gardërobës së grave, pikërisht sepse nuk kërkon shumë mendim për kombinimin e pjesës së sipërme me atë të poshtme. Ai është gjithmonë elementi kryesor i dukjes, të cilin mjafton ta plotësoni me këpucët dhe çantën e duhur.

Është i përshtatshëm për pothuajse çdo rast, nga ambienti i punës deri te eventet solemne, ndërsa sot nuk mungojnë as prerjet, as ngjyrat për shije të ndryshme.

Një tjetër arsye e rëndësishme për popullaritetin e fustaneve është fakti se ato përshtaten me çdo sezon dhe me çdo mot.

Tashmë kemi hyrë në sezonin e modës vjeshtë-dimër dhe, nëse po pyesni cilat modele pritet të dominojnë gjatë muajve të ardhshëm, këto janë pesë prej tyre që tashmë po tërheqin vëmendjen.

Fustanet me dantellë

Dantella është rikthyer fuqishëm, si material kryesor, por edhe si detaj i rafinuar. Kjo pëlhurë karakteristike, me punim të hapur dhe delikat, zakonisht lidhet me veshjet më elegante dhe ceremoniale.

Këtë sezon, ajo pritet të jetë sërish një nga elementet më të dukshme në koleksionet e fustaneve.

Foto: NowFashion/Shutterstock Editorial/Profimedia

Profimedia

Modelet në nuanca të gjelbra

E gjelbra ulliri është ndër ngjyrat që pritet të spikasë këtë vjeshtë, por nuk është e vetmja. Në koleksionet e shtëpive të njohura të modës janë shfaqur edhe shumë nuanca të tjera të gjelbra.

Nga tonet e errëta dhe elegante deri te ato më të buta, kjo ngjyrë pritet të zërë një vend të rëndësishëm në gardërobën e sezonit.

Foto: Agence / Bestimage / Profimedia


Fustanet me motive kafshësh

Ende nuk ka ardhur koha për t’i lënë mënjanë motivet kafshërore. Përkundrazi, ato vazhdojnë të jenë të pranishme fuqishëm edhe këtë sezon.

Printet leopard, zebra apo variante të tjera të frymëzuara nga bota e kafshëve vazhdojnë të dominojnë, sidomos te fustanet që synojnë një pamje më të guximshme.


Foto: / SplashNews.com / Splash / Profimedia

Fustanet e kuqe

Edhe nuancat e forta të së kuqes vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Nëse deri tani nuk i keni dhënë një mundësi kësaj ngjyre, kjo vjeshtë mund të jetë momenti ideal për të shtuar në gardërobë një fustan të kuq, veçanërisht për raste të veçanta.

Foto: Agence / Bestimage / Profimedia


Foto: / SplashNews.com / Splash / Profimedia

Fustanet e thjeshta të zeza

Një fustan i zi gjithmonë e gjen vendin e vet në gardërobë.

Si kundërpeshë ndaj trendeve më të guximshme dhe më të dukshme të sezonit, shtëpitë e modës kanë prezantuar edhe modele maksimalisht të thjeshta e minimaliste në të zezë.

Edhe një herë, moda na kujton se klasika nuk del kurrë nga përdorimi.

Foto: Shutterstock Editorial / Profimedia


Foto: Shutterstock Editorial / Profimedia

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.