KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Sot janë regjistruar 19 zjarre në hapësira të hapura, 10 janë aktive

QMK: Sot janë regjistruar 19 zjarre në hapësira të hapura, 10 janë aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se sot, deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 19 zjarre në hapësira të hapura.

Nga këto, situata e zjarreve mbetet dinamike – 10 zjarre janë aktive, 1 është vënë nën kontroll, ndërsa 8 janë shuar plotësisht nga shërbimet kompetente.

Ekipet arritën të vënë nën kontroll një zjarr më të madh që shtrihet në zonën midis komunave Makedonski Brod dhe Sopishte.

QMK-ja u bën vazhdimisht thirrje qytetarëve për vigjilencë maksimale, respektim të rreptë të ndalimit të lëvizjes në pyje dhe për përmbajtje nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, me qëllim parandalimin e dëmeve të reja materiale dhe rrezikimin e jetës së njerëzve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.