KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Altin Krasniqi flet për bisedën me babain në Hagë pas vendimit të Speciales

Altin Krasniqi flet për bisedën me babain në Hagë pas vendimit të Speciales

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për gjendjen e babait të tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Krasniqi ka treguar se së fundmi ka biseduar me babain e tij, i cili po mbahet në Hagë.

Sipas tij, Jakup Krasniqi i ka thënë familjes se vendimi e ka bërë edhe më të fortë.

“Prej vendimit tha veç jam bërë më i fortë, kjo forca e tij është duke na dhënë forcë edhe neve si familje, kështu jemi krenar me të”, ka thënë Altin Krasniqi.

Ai ka shtuar se qëndrimi i babait të tij po i jep forcë edhe familjes në këtë periudhë.

Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë më 16 shtator.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.