KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani shpërndan rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Gjilani shpërndan rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan ka njoftuar se ka shpërndarë rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët nga familjet në nevojë.

Sipas njoftimit, aksioni është ndërmarrë me rastin e ardhjes së stinës së vjeshtës dhe ftohjes së motit, me synim që të mbështeten familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

Drejtoria ka bërë të ditur se veshmbathjet do t’u shpërndahen familjeve që kanë më së shumti nevojë për këtë lloj mbështetjeje.

“Secili fëmijë meriton të ketë kushtet e nevojshme për t’u rritur me dinjitet, i mbështetur dhe i barabartë me të tjerët”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Nga kjo drejtori kanë theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për të ofruar mbështetje sociale për familjet në nevojë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.