KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 22 shtator, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Driton Islami”, Talinoc të Muhaxherëve dhe Jerlive.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 08:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/