KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dëmtimi i gypave lë pa ujë disa fshatra në Gjakovë

Dëmtimi i gypave lë pa ujë disa fshatra në Gjakovë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa fshatra do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të dëmtimit të gypave të ujësjellësit gjatë punimeve në kuadër të një projekti në fshatrat Dol, Gerçinë dhe Lipovec.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, për pasojë nga furnizimi me ujë do të mbesin fshatrat Ramamat, Lipovec, Smaq 1 dhe një pjesë e Smaqit 2.

“KRU ‘Gjakova’ Sh.A. njofton konsumatorët se, për shkak të punimeve në kuadër të projektit në fshatrat Dol, Gerçinë dhe Lipovec, ka ardhur deri te dëmtimi i gypave të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Ekipet e KRU “Gjakova” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmtimit dhe rikthimin e stabilitetit të rrjetit të ujësjellësit.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se për rikthimin e furnizimit me ujë konsumatorët do të njoftohen me kohë.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.