Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka ndërhyrë në rrugën “Mirenët” në Nakaradë, ku kanalizimi kishte qenë i bllokuar për një kohë të gjatë.
Sipas njoftimit, ekipet në terren kanë realizuar punimet për zhbllokimin dhe funksionalizimin e kanalizimit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për banorët e kësaj zone.
Në terren ka qenë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili ka përcjellë nga afër punimet dhe realizimin e ndërhyrjes.
Komuna ka thënë se ndërhyrje të tilla po realizohen në lagje dhe rrugë të ndryshme të Fushë Kosovës. /Telegrafi/