Ka nisur zbatimi i projektit “S.T.E.P. in Community Museums”, i cili synon zhvillimin e muzeve komunitare dhe po realizohet nga CHwB Kosova në partneritet me Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Krasniqit, projekti financohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi–Kosovë 2021–2027 dhe është njëri nga 12 projektet që kanë nisur zbatimin në kuadër të thirrjes së parë.
“Ka filluar zbatimi i projektit “S.T.E.P. in Community Museums”, i cili implementohet nga CHwB Kosova, në partneritet me Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e këtyre projekteve arrin në 5.4 milionë euro.
“Projekti financohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi – Kosovë 2021–2027 dhe është një nga 12 projektet që po fillojnë zbatimin në kuadër të thirrjes së parë, me një vlerë të përgjithshme prej 5.4 milionë eurosh”, ka deklaruar ministri.
Krasniqi ka thënë se përmes këtyre projekteve synohet fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit.
“Përmes këtyre projekteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal synon fuqizimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar, promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit, nxitjen e punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/