Kongresshaus Zürich – Kongresssaal
10 tetor 2026
20:00
Biletat mund të rezervohen në: ticketmaster.ch/event/725505631
PASSION & ORIGIN është një projekt i konceptuar nga z. Lahaj me dëshirën për ta çuar këngën shqipe tek bashkëkombësit anë e mbanë botës, duke e sjellë atë në dialog edhe me repertorin ndërkombëtar që ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik.
Së bashku me ARMA Ensemble, Rame Lahaj do të sjellë në skenë këngë duke krijuar një udhëtim muzikor mes kulturave dhe përvojave të ndryshme.
Për publikun shqiptar në Zürich dhe qytetet përreth, ky koncert është një mundësi për të përjetuar nga afër një program që premton emocione, kujtime dhe një repertor të përzgjedhur me kujdes.
Mos e humbisni këtë mbrëmje ku do të keni mundësinë të shijoni magjinë e muzikës së bukur shqipe me zërin e mrekullueshëm të tenorit Rame Lahaj. Për më shumë detaje vizitoni www.ramelahaj.com