Elizabeth Hurley, 61 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me format e saj trupore, teksa pozoi me bikini rozë pa rripa gjatë qëndrimit në Los Angeles.
Aktorja ndau në Instagram fotografi nga ditët e saj në Kaliforni, ku shfaqej me bikini dhe një këmishë rozë salmoni.
Në një tjetër fotografi, ajo u shfaq duke shkëmbyer një puthje me të dashurin e saj, këngëtarin Billy Ray Cyrus, 65 vjeç, shkruan DailyMail.
Hurley dhe Cyrus e bënë publike lidhjen në prill të vitit 2025, pasi ishin njohur në vitin 2022 gjatë xhirimeve të filmit “Christmas in Paradise”.
Aktorja ka treguar se ata po përpiqen të gjejnë ekuilibrin mes jetës në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi Cyrus jeton prej vitesh në Tennessee.
Krahas jetës personale, Hurley po përgatitet edhe për një projekt të ri televiziv.
Ajo i është bashkuar kastit të sezonit të dytë të serialit komik “The Burbs”, ku do të luajë Beverly Fish, nënën e personazhit të interpretuar nga Jack Whitehall.
Postimi i saj mori reagime të shumta nga fansat dhe miqtë, mes tyre Heidi Klum dhe djali i saj, Damian, të cilët komentuan për paraqitjen dhe lumturinë e aktores. /Telegrafi/