Aktivisti Çlirim Haziri ka njoftuar se protesta vazhdon sot me dy tubime, një në mesditë dhe një tjetër në mbrëmje.
Haziri ka bërë të ditur se protesta e studentëve nis në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në ora 21:00 do të mbahet nata e gjashtë e protestës.
“Çdo natë e më shumë, më të bashkuar, më të vendosur. Faleminderit, shqiptarë!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestave edhe sot.
“Shihemi në protestën e studentëve, në ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për të vazhduar në mbrëmje, në ora 21:00, me natën e 6-të të protestës”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/