KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Talenti i vogël i familjes Shaqiri, djali i Korabit interpreton “Fjalët e Qiririt” nën tingujt e çiftelisë

Talenti i vogël i familjes Shaqiri, djali i Korabit interpreton “Fjalët e Qiririt” nën tingujt e çiftelisë

Një moment i veçantë familjar është ndarë me publikun nga këngëtari Korab Shaqiri, i cili ka publikuar një video të shkurtër të djalit të tij, Alte Shaqiri.

Vetëm nëntë vjeç, Alte është shfaqur duke interpretuar në shesh “Fjalët e Qiririt”, vepër e gjyshit të tij, Ilir Shaqiri.

Performanca është shoqëruar nga tingujt e çiftelisë, të interpretuar nga muzikanti Fatmir Makolli.

Foto: Facebook

Përmes këtij interpretimi, i vogli Alte ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për moshën e tij, por edhe për mënyrën se si e përcolli një vepër të rëndësishme të gjyshit të tij.

Shaqiri e ka shoqëruar videon me një mesazh domethënës në Facebook: “Në ditët e vështira, fjalët e qiririt na kujtojnë se drita e së vërtetës nuk shuhet”.

Foto: Facebook

Talenti muzikor duket se është një pjesë e rëndësishme e familjes Shaqiri, ndërsa Alte, ndonëse ende i vogël, ka nisur të tregojë interes dhe prirje për muzikën.

Interpretimi i tij, i shoqëruar me çifteli, sjell edhe një kombinim të bukur mes brezave, duke përcjellë një pjesë të trashëgimisë artistike familjare te brezi i ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.