KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke iu afruar disa banesave në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa efektivët janë pozicionuar pranë banesave dhe varrezave për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për të mbajtur flakët larg banesave. Me traktorë, ata po punojnë tokën duke krijuar një brez ndarës, me qëllim që zjarri të mos depërtojë drejt banesave dhe të shmanget përhapja e flakëve./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.