Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas ka njoftuarse janë vjedhur panelet e rrethojave të varrezave.
Sipas njoftimit, rasti është paraqitur tek organetkompetente të hetuesisë dhe aktualisht është duke u trajtuar sipas proceduravepërkatëse.
Drejtoria ka bërë thirrje për qytetarët që mund të kenëinformacione lidhur me rastin që t’ua përcjellin ato organeve kompetente, meqëllim të identifikimit të personave përgjegjës.
“Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për mbrojtjene pronës publike dhe ruajtjen e hapësirave tona të përbashkëta”, thuhet nënjoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. /Telegrafi/