KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maratona “Prishtina 2026”, bllokime rrugësh në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Maratona “Prishtina 2026”, bllokime rrugësh në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Sot, më 20 shtator, në Prishtinë dhe rajonin e Fushë-Kosovës mbahet maratona ndërkombëtare “Prishtina 2026”, me ç’rast do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa rrugë, përfshirë edhe një pjesë të autostradës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se masat për menaxhimin e trafikut do të hyjnë në fuqi nga ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e maratonës.

Gjatë kësaj kohe, do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Për të shmangur pengesat në komunikacion, Policia ka përcaktuar disa rrugë alternative për ngasësit.

-Nga Peja drejt Prishtinës, rekomandohet rruga përmes Sllatinës, Magurës dhe Lipjanit, e më pas lidhja me rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë.

-Nga Peja dhe Fushë-Kosova, alternativa është përmes Sllatinës, Bardhit të Vogël dhe Kuzminit.

-Nga Prishtina dhe Veterniku drejt Pejës ose Aeroportit, rekomandohet rruga Prishtinë–Lipjan–Rufc i Ri–Poturoc–Magurë–Aeroport.

-Nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit, ngasësit mund të përdorin autostradën nga Mazgiti në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan dhe të vazhdojnë përmes Rufcit të Ri, Poturocit dhe Magurës

-Qarkullimi nga Mitrovica drejt Ferizajt do të jetë i lirë në rrugën nacionale.

Edhe autobusët që qarkullojnë në relacionet Prishtinë–Fushë-Kosovë–Aeroport dhe në drejtim të Pejës nuk do të lejohen të përdorin rrugën e bllokuar gjatë zhvillimit të garës.

Policia ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të zyrtarëve në terren, me qëllim që qarkullimi të menaxhohet sa më lehtë gjatë maratonës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.