Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfrytëzuan vizitën në Londër për të kaluar disa momente së bashku, duke zgjedhur biçikletat Lime për të eksploruar qytetin dhe duke shijuar më pas një çaj tradicional britanik pasdite.
45-vjeçarja ndodhet në Londër për hapjen e dyqanit të saj SKIMS në Regent Street. Mes angazhimeve për markën, Kim u pa duke lëvizur me biçikletë së bashku me Hamiltonin, 41 vjeç, ndërsa pranë tyre qëndronte edhe një truprojë.
Kim kishte zgjedhur një veshje sportive me geta, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, ndërsa flokët i kishte stiluar me kaçurrela dhe e kompletoi pamjen me syze të mëdha, shkruan DailyMail.
Hamilton u shfaq me një xhaketë me print leopardi, geta sportive, atlete, kapuç dhe syze dielli.
Pas xhiros me biçikleta, çifti vazhdoi ditën me një çaj pasditeje në stilin britanik. Vizita e Kim në Londër lidhet edhe me hapjen e dyqanit të parë të SKIMS në Regent Street, një tjetër hap për markën që ajo bashkëthemeloi në vitin 2019.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kardashian mori pjesë edhe në eventin e hapjes së dyqanit, ku tërhoqi vëmendjen me tre veshje të ndryshme.
Mes tyre ishte një pamje me lëkurë gjarpri, ndërsa më vonë veshi një fustan ngjyrë kafe nudo, të ngushtë pas trupit, me dekolte të thellë, detaje me lidhëse dhe fund transparent.
Në event morën pjesë edhe Rochelle Humes, Leomie Anderson dhe Ellie Bamber. /Telegrafi/