Celine Dion tërhoqi vëmendjen në Paris teksa përshëndeti fansat e saj para një tjetër koncerti të rezidencës së saj në kryeqytetin francez.
Këngëtarja 58-vjeçare u ndihmua nga truproja e saj teksa doli nga hoteli dhe u afrua pranë turmës.
Ajo u shfaq elegante me një pallto me lesh artificial, pantallona të zeza me bel të lartë, syze dhe një çantë dore The Row me vlerë 2,690 funte (rreth 3,130 euro), ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz të ulët, shkruan DailyMail.
Dion ndodhet në Paris për një rezidencë pesëjavore, seria e saj e parë e koncerteve që nga anulimi i pjesës së mbetur të turneut “Courage” në vitin 2023.
Në dhjetor 2022, ajo bëri të ditur se ishte diagnostikuar me Sindromën e Personit të Ngurtë (SPS), një gjendje që shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma të dhimbshme.
Gjatë natës së hapjes së rezidencës, Dion foli edhe për betejën e saj shëndetësore dhe tha se kishte vendosur ta bënte atë “arsyen time të jetesës”.
Pas interpretimit të këngës “On ne change pas”, ajo u shpreh se rruga drejt rikthimit kishte qenë e vështirë dhe më e gjatë nga sa kishte pritur, por ajo kishte qëndruar e bindur se do të rikthehej në skenë.
Duke iu drejtuar publikut, Dion falënderoi fansat për mbështetjen, durimin dhe dashurinë e tyre.
Ajo tha gjithashtu se njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë po kalon personi pranë tyre dhe i ftoi të ndajnë energjinë dhe gëzimin me njëri-tjetrin përmes muzikës. /Telegrafi/