KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje

Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje

Familja e Salih Mëziut ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tij, 27 vjet pasi ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet mortore të Mëziut janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, pasi u gjetën në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Gjatë së shtunës u bë e ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u gjetën në këto dy lokacione. Bëhet fjalë për Idriz Rrecin, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë figuronin si të zhdukur.

Djali i Salih Mëziut, Tomori, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se familja e ka pritur për më shumë se 27 vjet një përgjigje për fatin e babait të tij.

“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur”, ka shkruar ai.

Tomori ka thënë se, pavarësisht konfirmimit të identitetit të babait të tij, dhimbja e familjes mbetet e madhe, pasi ende presin identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes Mëziu.

Sipas tij, familja shpreson që edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të identifikohen sa më shpejt, në mënyrë që pas kaq vitesh të mund të organizojnë ceremoninë e varrimit.

Ai ka bërë të ditur se familja është në koordinim me institucionet kompetente dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të ketë informacione edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.