KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët protestojnë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shqiptarët protestojnë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas tubimeve të zhvilluara në Hagë, Prishtinë dhe Cyrih, shqiptarët janë mbledhur në protestë edhe në Mynih të Gjermanisë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Pamjet nga protesta në Mynih janë publikuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar për tubimet e diasporës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi i Dhomave të Specializuara, i shpallur më 16 shtator, i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, në total 81 vjet burgim.

Protesta në Mynih është pjesë e një vale tubimesh të organizuara nga shqiptarët në diasporë pas aktgjykimit, me protesta të zhvilluara ose të paralajmëruara edhe në Cyrih, Këln, Vjenë dhe Kanada e Amerikë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.