KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy persona në Jarinjë, policia sekuestron thika dhe materiale me simbole nacionaliste

Ndalohen dy persona në Jarinjë, policia sekuestron thika dhe materiale me simbole nacionaliste

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll dy persona në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi kishte dyshime të bazuara për aktivitete të kundërligjshme ndërkufitare.

Sipas Policisë, automjeti me targa serbe (VA), në të cilin ndodheshin dy personat, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar pesë thika, dy prej të cilave janë cilësuar si taktike/luftarake, një kamerë Go-Pro me mbajtës, si dhe dy bluza me simbole dhe mbishkrime nacionaliste.

Në bluzat e sekuestruara ishin mbishkrimet “Freedom or Death”, “Defend Europe since – 1312” dhe “Regrut”.

Po ashtu, policia ka sekuestruar dy pajisje multifunksionale, një flamur të Serbisë me logon “SRB”, një vulë me katër “S” dhe mbishkrimin “Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci”, si dhe një kartë identiteti.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën procedurë hetimore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.