KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Guti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi

Guti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi

Para derbit të Madridit në “Riyadh Air Metropolitano”, legjenda e Real Madridit, Guti, është pyetur se cilin lojtar nga rivali i qytetit do ta transferonte për ta përforcuar skuadrën.

Ish-mesfushori spanjoll nuk ka hezituar dhe ka përmendur yllin argjentinas, Julián Álvarez, edhe pse pranoi se një transferim i tillë do të ishte praktikisht i pamundur.

Duke folur për vështirësitë e mëdha financiare dhe praktike të një marrëveshjeje të tillë, Guti tha:

“Julian Alvarez do të ishte një transferim i mirë për Mourinhon, por Atletico tashmë ka refuzuar 150 milionë euro nga Florentino, kështu që nuk mendoj se është e realizueshme”.

Oferta prej 150 milionë eurosh e bërë gjatë verës nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte refuzuar shpejt nga Atletico Madridi, i cili nuk është i gatshëm të negociojë.

Profili i Alvarez përshtatet me mënyrën taktike të Mourinhos, e cila mbështetet në tranzicionet e shpejta, por përfshirja e sulmuesit në një skuadër që tashmë ka Viniciusin dhe Mbappen mbetet një sfidë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.