Edhe pse Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, ai as nuk zotëron shtëpi të vetën, duke preferuar të kalojë netët në shtëpitë e miqve ose në strehime të përkohshme.
Me sa duket, këtë filozofi të pazakontë jetese e ndan edhe nëna e tij, 78-vjeçarja May Musk.
Në një intervistë të kohëve të fundit me New York Post, ajo zbuloi se deri në moshën 60 vjeçe, flinte në divanet e miqve të saj sepse “kështu ndihet rehat “, duke pasur parasysh se është rritur duke kampuar në shkretëtirën e Kalaharit.
“Nëse kam një divan ose një dyshek në dysheme, jam mirë”, tha May për gazetën amerikane.
“Të flesh në dysheme dhe të kesh një çati të thjeshtë mbi kokë – kjo është një luks për mua”.
Ajo zbuloi gjithashtu një detaj paksa të çuditshëm: kur viziton të birin në Starbase të Teksasit, qyteti që është qendra për zhvillimin dhe lëshimin e raketave nga kompania SpaceX, ajo fle në një garazh.
“Nuk më shqetëson fare”, ishte e sinqertë May.
Ajo e tha këtë gjatë promovimit të librit të saj të ri, në të cilin, ndër të tjera, përshkruan se si, si nënë beqare, rriti tre fëmijë, ndërtoi një karrierë të suksesshme dhe krijoi një jetë plot kuptim.
“Shumë njerëz vuajnë në këtë botë dhe mendojnë se nuk ka rrugëdalje”, theksoi ajo. “Por ata duhet të përqendrohen në një pyetje: ‘Si të dal nga kjo situatë e dëshpëruar?’”