KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

TAV Maqedonia tërheq kufizimin për hyrjen falas në zonën “Hug & Fly”

TAV Maqedonia tërheq kufizimin për hyrjen falas në zonën “Hug & Fly”

TAV Maqedonia e ka tërhequr vendimin me të cilin qasja falas e një automjeti në zonën “Hug & Fly” në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ishte kufizuar në vetëm një hyrje brenda 24 orëve të një automjeti.

Vendimi është tërhequr pasi Komisioni për Vendimmarrje në Procedurë Kundërvajtëse pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, gjatë analizës së kushteve dhe mënyrës së përdorimit të zonës “Hug & Fly”, kërkoi nga TAV Maqedonia sqarime dhe të dhëna shtesë lidhur me kufizimin e vendosur.

Nga Komisioni bëjnë të ditur se TAV Maqedonia i ka njoftuar se e ka tërhequr vendimin.

Komisioni e ka përshëndetur këtë vendim dhe njofton se do të vazhdojë të monitorojë gjendjen dhe kushtet e qasjes në infrastrukturën aeroportuale, veçanërisht për të siguruar kushte të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

Nga Komisioni theksojnë se mbeten të përkushtuar për mbrojtjen e konkurrencës dhe se do të veprojnë brenda kompetencave ligjore sa herë që ekziston mundësia që kushte apo masa të caktuara të ndikojnë në konkurrencë dhe interesat e qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.