KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nikolloski-Varns: U konfirmua bashkëpunimi ekonomik dhe dinamika e projekteve kapitale ndërmjes RMV-së dhe SHBA-ve

Nikolloski-Varns: U konfirmua bashkëpunimi ekonomik dhe dinamika e projekteve kapitale ndërmjes RMV-së dhe SHBA-ve

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi një takim pune me Nicole Varns, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA në Maqedoni.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mbështetjen e SHBA në proceset reformuese të Maqedonisë. U theksua se lidhjet ekonomike janë në nivel të lartë dhe shkëmbimi tregtar po shënon trend pozitiv.

Nikolloski nënvizoi se politikat zhvillimore të Qeverisë janë të orientuara drejt rritjes ekonomike, përmes realizimit të projekteve kapitale që sigurojnë lidhje rajonale dhe integrim.

Ai shtoi se ndërtimi i autostradave në Korridoret 8 dhe 10‑d po realizohet me dinamikë të shkëlqyer, sipas afateve të parashikuara.Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën partneritetin strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA, duke theksuar se ai është garanci për stabilitetin në vend dhe në rajon.

Në takim u konkludua se marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe SHBA janë të shkëlqyera dhe ekziston gatishmëri e fortë për avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.