KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina pret vendimin e Hagës, sheshi “Skënderbeu” bëhet gati për natën e pritjes

Prishtina pret vendimin e Hagës, sheshi “Skënderbeu” bëhet gati për natën e pritjes

Ndërsa nesër, më 16 shtator, pritet vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, në Prishtinë kanë nisur përgatitjet për ta pritur këtë moment së bashku.

Në sheshin “Skënderbeu” tashmë është vendosur ekrani i madh, ndërsa janë shtruar qilimat e kuq dhe janë vendosur flakadanë, duke krijuar hapësirën ku qytetarët pritet ta ndjekin drejtpërdrejt seancën nga Haga.

Përgatitjet vijnë pas thirrjes së Çlirim Hazirit, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në shesh dhe ta presin së bashku mëngjesin e 16 shtatorit, në pritje të vendimit.

Pamjet nga sheshi tregojnë se tashmw gjithçka wshtw gati për një natë që pritet të mbledhë qytetarë në qendër të Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.