Një person është arrestuar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:46 në rrugën “Presheva”, në Skenderaj.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/