KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

William dhe Kate ndryshojnë rregullin për fëmijët e tyre – një faktor vendos për shkollimin

William dhe Kate ndryshojnë rregullin për fëmijët e tyre – një faktor vendos për shkollimin

Princi William dhe Kate Middleton nuk duan të ndjekin të njëjtin parim për shkollimin e tre fëmijëve të tyre.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, ata marrin parasysh karakterin, interesat dhe aftësitë e secilit fëmijë përpara se të zgjedhin shkollën.

Djali i madh, princi George, ka nisur së fundmi studimet në prestigjiozen Eton College, shkollë ku ka studiuar edhe babai i tij, William.

Princi William dhe Kate

Megjithatë, zgjedhja nuk është bërë vetëm për shkak të traditës familjare.

William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë në ambiente ku ndihen të sigurt dhe ku mund të zhvillojnë interesat e tyre, duke i kushtuar rëndësi edhe aktiviteteve që ofrojnë shkollat, veçanërisht sportit.

Ndërkohë, princesha Charlotte dhe princi Louis vazhdojnë të ndjekin Lambrook School dhe ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojnë shkollimin.

Në këtë mënyrë, çifti duket se përpiqet t’i trajtojë fëmijët si individë, duke vendosur përshtatjen me nevojat e tyre mbi prestigjin apo traditën e një shkolle. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.