Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore dhe propozoi masën e paraburgimit për një person, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë.
“I dyshuari 40-vjeçar nga Kratova, më 11 shtator, sulmoi një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë publike që lidhen me parandalimin e një krimi dhe i shkaktoi oficerit të policisë lëndime të rënda trupore. Kur dy oficerë policie përdorën forcë dhe hapën derën e mbyllur të dhomës në të cilën ndodhej i dyshuari, ai i sulmoi ata. Ai i shkaktoi lëndime të rënda trupore njërit prej oficerëve të policisë me thikë – një plagë me thikë dhe një prerje”.
“Duke vlerësuar rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria.