Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë është fuqizuar me dy mjekë të rinj specialistë, në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve profesionale dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Në këtë institucion shëndetësor i janë bashkuar stafit mjekësor Dr. Leart Rruka, specialist i Neurologjisë, dhe Dr. Hajredin Pnishi, specialist i Gastroenterologjisë.
Përmes një njoftimi, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka vlerësuar se angazhimi i dy specialistëve të rinj do të ndikojë në forcimin e shërbimeve profesionale.
“Angazhimi i tyre fuqizon kapacitetet profesionale të Spitalit dhe kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Nga ky institucion u kanë uruar mirëseardhje dy specialistëve, duke u dëshiruar sukses në punën e tyre të re.
“U dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në punë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/