KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Miley Cyrus shfaqet joshëse në festën për këngën e re “Bass Persuades”

Miley Cyrus shfaqet joshëse në festën për këngën e re “Bass Persuades”

Miley Cyrus ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi nga festa e saj private në Chateau Marmont, në Los Angeles, e organizuar për të shënuar publikimin e këngës së re “Bass Persuades”.

33-vjeçarja ndau në Instagram disa momente nga mbrëmja, duke pozuar me një fustan të zi me detaje dantelle transparente.

Në fotografi, këngëtarja shfaqet e shtrirë në një divan, ndërsa në disa të tjera pozon me një lule në gojë dhe një gotë shampanjë në dorë, shkruan DailyMail.

Ajo kompletoi pamjen me geta të zeza, balerina prej lëkure të lyer dhe bizhuteri ari.

Festa vetëm me të ftuar u mbajt të enjten, ndërsa albumi i ri i Cyrus, i cili mban të njëjtin titull, pritet të publikohet më 18 shtator.

Postimi vjen në një moment kur “Bass Persuades” po përballet me një rënie në disa prej toplistave.

Kënga debutoi në vendin e 23-të në Global 200 të Spotify, ra në vendin e 123-të ditën e dytë dhe u largua nga lista ditën e tretë.

Në iTunes në SHBA renditet aktualisht e dyta, ndërsa në Apple Music Global është në vendin e 41-të. Në Britani, kënga parashikohet të debutojë në vendin e 13-të. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.