KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deliu: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Deliu: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka akuzuar gjithashtu Vetëvendosjen se, sipas saj, në koordinim me Listën Serbe, ka zhvilluar një proces votimi të cilin e ka cilësuar si “spektakël politik”.

“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik”, ka deklaruar ajo.

Deliu ka paralajmëruar se zhvillimet e radhës do të jenë pas 16 shtatorit, si dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.