KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë.

Pas hapjes së punimeve nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ajo ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk është e pranishme për të paraqitur propozimin e saj për nënkryetar, ndonëse, sipas saj, ishte e njoftuar për seancën.

“Kuvendi nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik. Vazhdojmë me propozimin e LDK-së”, ka deklaruar Haxhiu.

Më pas, në votim është hedhur kandidatura e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala.

Shala është zgjedhur nënkryetar me 75 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime.

Kjo ishte hera e tretë që PDK nuk mori pjesë në seancë për të paraqitur kandidatin e saj për pozitën e nënkryetarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.