KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ylli i “Reacher”, Alan Ritchson, ndahet nga gruaja pas 27 vitesh së bashku

Ylli i “Reacher”, Alan Ritchson, ndahet nga gruaja pas 27 vitesh së bashku

Ylli i “Reacher”, Alan Ritchson, ka njoftuar ndarjen nga gruaja e tij, Catherine, pas 27 vitesh së bashku dhe 20 vitesh martesë.

Çifti e bëri të ditur lajmin përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku thanë se kanë vendosur t’i japin fund martesës dhe të vazhdojnë jetën “në një mënyrë tjetër”.

Alan dhe Catherine u njohën kur ishin adoleshentë, u fejuan në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2006. Ata kanë tre djem së bashku, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, raportohet se Ritchson kishte paraqitur kërkesë për divorc në dhjetor 2025, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Procedura u tërhoq në mars 2026, pasi çifti ishte pajtuar.

Në deklaratën e tyre, të dy theksuan se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kërkuan privatësi gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.