Phoenix Giselle Hicks, nga Houston i Teksasit, ka hyrë në histori pasi u bë instruktorja më e re femër e jogës në botë.
Hicks ishte vetëm 5 vjeç e 337 ditë kur përfundoi me sukses një kurs trajnimi prej 200 orësh, duke fituar të drejtën për të dhënë mësime joge.
Sot, në moshën 7-vjeçare, ajo vazhdon të praktikojë dhe të mësojë jogë, duke u bërë një shembull frymëzues për fëmijët e tjerë.
“Më pëlqen të provoj gjëra të reja dhe të argëtohem ndërsa mësoj”, është shprehur Phoenix.
Ajo thotë se ndihet jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare për rekordin e saj dhe shpreson të frymëzojë fëmijë nga e gjithë bota që të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht moshës.
Historia e saj tregon se pasioni, përkushtimi dhe dëshira për të mësuar nuk kanë moshë.