KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Marshi për Liri” bën jehonë në mediat botërore

“Marshi për Liri” bën jehonë në mediat botërore

Agjencitë e njohura botërore të lajmeve, Reuters, Associated Press (AP) dhe Agence France-Presse (AFP), kanë raportuar për “Marshin për Liri” të mbajtur të shtunën në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.

Marshi u zhvillua vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

AFP: Mijëra njerëz protestojnë në Kosovë para vendimit për ish-udhëheqësit

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka raportuar për tubimin në kryeqytetin e Kosovës, duke e përshkruar atë si një protestë të zhvilluar pak ditë para shpalljes së vendimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas AFP-së, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të kërkuar lirimin nga akuzat të ish-presidentit dhe ish-udhëheqësve të guerilës.

Raportimi i AFP-së mban titullin: “Mijëra njerëz protestojnë në Kosovë para vendimit për ish-udhëheqësit e lidhur me akuzat për krime lufte”.

AP: Protestuesit në Kosovë mblidhen në mbështetje të ish-presidentit

Edhe Associated Press ka raportuar për marshin në Prishtinë, duke theksuar se mijëra njerëz u mblodhën në mbështetje të Hashim Thaçit dhe tre ish-luftëtarëve të tjerë, në prag të shpalljes së vendimeve në gjyqin për krime lufte javën e ardhshme.

“Thaçi dhe tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballen me akuza për krime lufte në lidhje me luftën separatiste kundër Serbisë gjatë viteve 1998-1999”, ka shkruar AP.

Agjencia amerikane ka raportuar për pjesëmarrjen e qytetarëve në marsh dhe për mbështetjen e dhënë ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Reuters raporton për “Marshin për Liri”

Për ngjarjen ka raportuar edhe agjencia e njohur ndërkombëtare Reuters.

Sipas Reuters, mijëra njerëz morën pjesë në “Marshin për Liri”, të organizuar nga veteranët e luftës në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Reuters ka theksuar se marshi u mbajt në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar në gjyqin për krime lufte pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Raportimi i këtyre tri agjencive të mëdha ndërkombëtare e ka përcjellë ngjarjen në Prishtinë përtej Kosovës, duke e vendosur marshin në fokusin e mediave botërore përpara vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.