KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QMK: Ende aktiv zjarri pranë Belicës

QMK: Ende aktiv zjarri pranë Belicës

Zjarri pranë fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit, vijon të jetë aktiv. Mbi 60 persona nga Shkupi dhe Makedonski Brodi, përfshirë ekipet e NP „Jasen“ dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, po luftojnë me flakët.

Sipas drejtorit të DMSH-së, Stojançe Angelov, fshati nuk është i rrezikuar pasi zjarri ndodhet larg zonës së banuar.

Ekipet po përdorin pajisje për shuarje dhe po hapin breza kundër zjarrit për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt pyjeve me pisha.

Ndërkohë, në gjithë vendin janë evidentuar 12 zjarre, prej të cilëve 5 aktive, 5 nën kontroll dhe 2 të shuar.

Shpresat për përmirësimin e situatës lidhen edhe me reshjet e paralajmëruara, veçanërisht në rajonin e Kërçovës dhe zonat malore të veriperëndimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.