Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Dy yjet e Milanit po kërkohen me ngulm nga Fenerbahce

    January 3, 2026

    Polonia synon ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë

    January 3, 2026

    Moti në fundjavë, riga shiu e fjolla të dobëta bore

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Dy yjet e Milanit po kërkohen me ngulm nga Fenerbahce
    • Polonia synon ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë
    • Moti në fundjavë, riga shiu e fjolla të dobëta bore
    • Nis ndërtimi i monumentit më të madh të krishterë në Mbretërinë e Bashkuar
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

    BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

    korrektpressBy korrektpressDecember 28, 2025 Bashkimi demokratik per integrim 2 Mins Read
    BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon
    BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre. Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik” kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

    Nga BDI shtojnë se ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u lejua një praktikë e papranueshme e mobingut institucional dhe diskriminimit etnik.

    “Mungesa e dorëheqjes dhe mungesa e faljes nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e një qeverisjeje që nuk njeh përgjegjësi politike dhe që e konsideron poshtërimin e punonjësve shqiptarë si çështje dytësore. Ndërkohë, VLEN jetojnë në një univers paralel, të zhytur në debate për rotacione vjetore të lidershipit dhe pazare për rregullimin e karrikeve të tyre, sikur asgjë të mos ndodhë në institucionet e shtetit e ndërsa ata merren me “akuariumin” e rotacioneve, administratorët shqiptarë përjashtohen, nënçmohen dhe etiketohen në administratën shtetërore, pa mbrojtje, pa dinjitet dhe pa zë. Kjo është politikë e qëllimshme e përjashtimit dhe frikësimit, e shoqëruar me arrogancë. BDI kërkon sërish dhe pa ekuivok: falje publike nga Kryeministri për shpifjet dhe ofendimin ndaj punonjësve dhe familjeve të tyre, dorëheqje të menjëhershme të ministrit përgjegjës dhe ndalje të menjëhershme të praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore. Çdo ditë pa përgjegjësi e zhyt edhe më thellë këtë qeveri në krizë morale dhe politike. Dinjiteti njerëzor nuk është temë për rotacion, por vijë e kuqe që nuk guxon të shkelet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    TË TJERA

    Ahmeti: Para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptar

    Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve

    BDI sot mban Kongresin partiak

    Sonte mblidhet Kryesia Qendrore e BDI-së, do të diskutohet për Kongresin e partisë

    LEXO GJITHASHTU

    Dy yjet e Milanit po kërkohen me ngulm nga Fenerbahce

    January 3, 2026

    Polonia synon ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë

    January 3, 2026

    Moti në fundjavë, riga shiu e fjolla të dobëta bore

    January 3, 2026

    Nis ndërtimi i monumentit më të madh të krishterë në Mbretërinë e Bashkuar

    January 3, 2026
    TË TJERA

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.