KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici

Një e mitur bisedoi në rrjete sociale me një person, nëna e saj raporton rastin në Polici

Një grua së bashku me vajzën e saj të mitur ka lajmëruar se vajza e saj ka biseduar përmes rrjeteve sociale para disa muajve me një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00, në veri të Mitrovicës.

“Ankuesja femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur ka lajmëruar se vajza e saj ka biseduar përmes rrjeteve sociale para disa muajve me një person mashkull kosovar. E mitura ka deklaruar se i dyshuari në vazhdimësi e përcjell dhe e shqetëson. I dyshuari është kërkuar por deri me tani nuk është hasur nga policia. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.