KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pak para gjykimit final, Gold AG publikon një fotografi të rrallë me Rexhep Selimin

Pak para gjykimit final, Gold AG publikon një fotografi të rrallë me Rexhep Selimin

Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi.

Fotografinë ai e ka ndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa në të shihet teksa mban në duar flamurin e UÇK-së, mbi të cilin ka vendosur nënshkrimin e tij edhe Rexhep Selimi.

Publikimi vjen pak ditë para shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku Selimi, së bashku me ish-krerë të tjerë të UÇK-së, po përballet me aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Foto: Arian Agushi/InstaStory

Gold Ag është shprehur më herët optimist për përfundimin e procesit gjyqësor dhe lirimin e Selimit nga akuzat.

“Ju presim o vlla i dashun”, ka shkruar Gold Ag krahas fotografisë së publikuar.

Rexhep Selimi, ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.