Një e diel ndryshe po vjen në Prishtina Mall. Më 13 shtator, nga ora 16:00 deri në 18:00, Popeyes organizon një aktivitet të dedikuar për fëmijët, ku ngjyrosja, kreativiteti dhe shijet e preferuara bëhen pjesë e së njëjtës pasdite.
Fëmijët të kenë hapësirë të krijojnë, të argëtohen dhe të kalojnë kohë aktive, ndërsa prindërit ta shijojnë atmosferën bashkë me ta.
Gjatë aktivitetit, të vegjlit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjyrosje dhe aktivitete interaktive, për t’ua kthyer vizitën në Popeyes në një përvojë që mbahet mend.
Pikërisht këto detaje të vogla e bëjnë një pasdite të zakonshme të së dielës një kujtim të veçantë për fëmijët. Pak ngjyrosje, shumë imagjinatë, kohë me familjen dhe, natyrisht, shijet Popeyes për ta kompletuar eksperiencën.
Secili fëmijë pjesëmarrës do të marrë falas një fletore dhe stikera Popeyes, të cilat mund t’i marrë me vete edhe pas përfundimit të aktivitetit.
Aktivitete të tilla krijojnë hapësira ku fëmijët mund të shprehen përmes kreativitetit, të komunikojnë me bashkëmoshatarët dhe të përfshihen në lojëra larg rutinës së zakonshme.
Ky aktivitet është vetëm një pjesë e asaj që Popeyes ka planifikuar për këtë muaj.
Gjatë gjithë muajit, çdo fundjavë Popeyes do të organizojë një aktivitet të ri, duke sjellë vazhdimisht më shumë argëtim, interaktivitet dhe surpriza për vizitorët.