KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tejkaloi kolonën në zonë të ndaluar, shoferi i kamionit gjobitet me 200 euro në Gjakovë

Tejkaloi kolonën në zonë të ndaluar, shoferi i kamionit gjobitet me 200 euro në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka ndëshkuar një drejtues kamioni për shkelje të rrezikshme të rregullave të trafikut.

Rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026 në fshatin Tërpezë të Malishevës, ku përmes automjetit inteligjent është identifikuar drejtuesi i kamionit duke kryer tejkalim në një zonë ku kjo është e ndaluar.

Sipas policisë, drejtuesi nuk ka respektuar shenjën e ndalimit të tejkalimit dhe ka tejkaluar një kolonë prej tri automjetesh, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative, si dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Policia Rajonale e Gjakovës ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe dispozitat ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.