Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 shtator ka ndërmarrë veprime operative në Prizren, në kuadër të planeve operative “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”.
Gjatë kontrollimit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë hasur në kundërvajtës të shumtë me motoçikleta dhe trotinetë.
Si rezultat i këtij operacioni, janë shqiptuar 24 gjoba trafiku, ndërsa janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe një trotinet.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë. /Telegrafi/