Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka tërhequr sërish vëmendjen me zgjedhjen e saj të veshjes në Kuvendin e Kosovës.
Matoshi u shfaq sot në seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës me një kombinim në ngjyrë rozë, të përbërë nga një këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjera, të dyja me material sateni dhe me motive të luleve në nuanca të kuqe dhe portokalli.
Ajo e kompletoi paraqitjen me këpucë të sheshta në ngjyrë rozë, ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë. Flokët i kishte lënë të lira, duke e mbajtur pamjen në një stil elegant, por njëkohësisht mjaft të veçantë për ambientin parlamentar.
Kjo nuk është hera e parë që veshja e Adriana Matoshit në Kuvend tërheq vëmendjen. Aktorja dhe deputetja është komentuar në vazhdimësi për stilin e saj, duke zgjedhur shpesh kombinime që dallojnë nga ato që zakonisht shihen në sallën e Kuvendit.
Matoshi, e cila përveç politikës vazhdon të jetë e angazhuar edhe në fushën e aktrimit, është një prej figurave publike që ka sjellë një qasje më ndryshe sa i përket paraqitjes së saj në Parlament.
Ajo u rizgjodh deputete në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi siguroi 23 mijë e 782 vota.
Paraqitja e saj e fundit në Kuvend pritet të jetë sërish një prej atyre që do të komentohen, sidomos për shkak të stilit të veçantë dhe ngjyrave të theksuara që kishte zgjedhur për këtë seancë. /Telegrafi/