Tensionet në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ku Kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina, ka thirrur sigurimin brenda sallës.
Situata është tensionuar pas një fjalosjeje mes asamblistit të LDK-së, Driton Rukiqi, dhe atij të LVV-së, Gëzim Sveçla.
Pas përplasjes verbale mes dy asamblistëve, Kupina ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit në sallë. /Telegrafi/